Gamma Knife është aparat radiokirurgjik, i cili përdoret për mjekimin e tumoreve të trurit. Gjatë terapisë me Gamma Knife nuk ka nevojë nga operacioni, anestezioni ose kujdesi intensiv. Trajtimi mund të përdoret në një sesion me çka mundësohet që pacientët të kthehen në shtëpi ditën e njëjtë.

Çfarë është Gamma Knife?

Gamma Knife është teknikë ra­diokirurgjike, e cila përdoret për mjekimin e tumoreve të trurit pa op­eracion. Mundëson trajtim të shpejtë te tumoret e trurit me diametër më të vogël se 3,5 mm, pa nevojë nga oper­acionet e rrezikshme kirurgjike dhe gjakderdhja. Terapia me Gamma Knife nuk realizohet nën anestezion të plotë, zgjat një orë, pas çka pacienti mund të kthehet në shtëpi ditën e njëjtë. Në mjekësi termi radiokirurg­ji është vendosur nga neurokirurgu i famshëm suedez Lars Leksel. Termi ka të bëjë me kanalizimin e shumë rrezeve të ulëta energjetike drejt rajonit të së­murë në kafkë, duke u fokusuar në rajonin konkret dhe duke e shndërruar indin me mundësimin e energjisë së lartë konkretisht në një pikë.

Aparati Gamma Knife për herë të parë u përdor në vitin 1968. Së pari u përdor vetëm në disa spitale në botë, përdorimi i tij u përhap anembanë botës, pasiqë u dëshmuan përfitimet terapeutike. Sot aparati përdoret në rreth 300 spitale në botë. Sipas statis­tikës nga viti 2009, është vlerësuar se më shumë se 500.000 pacientë me së­mundje të ndryshme të trurit janë tra­jtuar me këtë aparat. Para se të apliko­het radiokirurgjia me Gamma Knife, vendi i sëmurë në kafkë, i cili është i fiksuar me kornizë bazore sterotak­tike, përcaktohet me ndihmën e komp­juterëve. Ky vend rrezatohet me rrezet gama nga burimi – kobalt 201. Rrezet e ulëta energjetike nga çdo burim nuk i dëmton indet e shëndosha në tru. Gamma Knife ka shumë përparësi: mund të përdoret për tumoret e trurit dhe pa çrregullime funksionale.

Diametri i tumorit që do të trajto­het nuk guxon të jetë më i madh se 3,5 cm. Gamma Knife mundëson trajtim efikas pa përdorimin e skalpelit dhe gjakderdhjes. Poashtu e eliminon nev­ojën nga anestezioni dhe nga kujdesi intensiv, ndërsa terapia zgjat vetëm disa orë. Menjëherë pas trajtimit pa­cientët mund të vazhdojnë me jetën e përditshme normale.

Kush mund të trajtohet me Gamma Knife?

Gamma Knife është përdorur në botë që nga viti 1968, ndërsa num­ri i pacientëve të trajtuar është rritur mjaft. Llogaritet si standard i artë në radiokirurgjinë stereotaktike. Mund të përdoret për trajtim të: çrregullimeve vaskulare, tumoreve beninj, tumoreve malinj, kinetoza, çrregullimet funk­sionale dhe tumoret e trurit, të cilët kanë qasje të vështirë ose tumoret në rajonet e thella. 

Fazat e terapisë me Gamma Knife

• •Vendosja e kornizës stereotaktike: Leksell – korniza sterotaktike (ko­rnizë speciale e përforcuar në kokë) përforcohet para fillimit të terapisë. Procedura realizohet nën anestezion lokal. Te pacientët më të vegjël se 10 vjet nevojitet marrja e sedativëve, me qëllim që të kryhet procedura.
• Incizimi neuroradiologjik: Pasi të përforcohet korniza, aplikohet meto­da e incizimit, që është adekuate për patologjinë e pacientit. Procedura që aplikohet sot te të gjithë pacientët është rezonanca magnetike (RM). Në rast të malformation arteriovenous bëhet angiografia përmes kornizës sterotaktike. Ndonjëherë tomografia kompjuterike poashtu inkuadrohet në procedurën e trajtimit te pacientët me tumor në tru ose te pacientët për të cilët nuk mund të aplikohet RM.

Planifikimi i dozës: Duke iu falënderuar softuerit special të kompjuterizuar për përcaktimin e dozës së rrezatimit, i njëjti kufizohet në indin qëllimor me saktësi të mad­he. Rrezet të cilat vijnë deri te indet e shëndosha mund të bllokohen nga disa drejtime përmes përdorimit të bllokadave. Zhvillimi i softuerit kompjuterik për planifikim nga ky aspekt ofron përparësi të mëdha. De­risa zgjat procedura, pacientët janë në mundësi të shohin televizion ose ta kalojnë kohën duke biseduar, me çka jo komoditeti është zvogëluar.

• Aplikimi i rrezatimit: Pas trajtimit të bërë kompjuterik, aplikohet trajti­mi me Gamma Knife. Koha e trajti­mit zgjat 30 minuta deri 1-2 orë. Dy çështje janë vendimtare: madhësia e tumorit dhe doza e rrezatimit që do të aplikohet.

A E DINIT

Cilat përparësi i ofron terapia me Gamma Knife?

•E eliminon nevojën nga operacioni i hapur te shumë tipa të tumorit në kokë dhe qafë.
•Efektet e padëshiruara janë shumë të rralla.
•Nuk ka nevojë nga anestezioni i tërë­sishëm.
•Pacientët mund të kthehen në shtëpi në ditën e trajtimit.
•Periudhë më e shkurtër për kurim.
•Nuk le vraga.
•Pacientët mund të kthehen në punë për kohë shumë të shkurtër.
•Indet e shëndosha të trurit pranojnë dozë të vogël të rrezatimit.

ÇRREGULLIMET TE TË CILAT PËRDORET TEKNOLOGJIA GAMMA KNIFE

Çrregullime vaskulare:

•Malformation arteriovenous (abnormale)
•Kavernoma
•Variçe në venën e Galenit

Tumoret beninj:

•Schwannoma vestibular(Balanc-neuromi akustik)
•Hemangioblostomi
•Meningiomi
•Hordomi
•Neoplasm Pituitary
•Trigeminal Schwanmomas
•Tumor pineal
•Kraniofarengiom

Tumoret malinj:

•Metastazat
•Melanomi okular
•Astrocitomi
•Glioblastomi
•Hemangiopericytoma
•Tumori Glomus
•Karcinom i nazofaringut

Çrregullime të lëvizjes:

•Sëmundja e Parkinsit
•Tremor esencial
•Multipleks skleroza

Çrregullime funksionale:
•Dhimbja trigeminale
•Epilepsia
•Dhimbje kronike

Tumoret e trurit të cilët kanë qasje të vështirë ose tumore në rajone të thella

•Te pacientët të cilët për shkaqe të ndryshme, si mosha, gjendja shën­detësore, nuk mund t’i nënshtrohen operacionit.
•Te pacientët të cilët refuzojnë opera­cion të hapur.

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language