Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve, zakonisht në tru, që nuk mund të hiqen në mënyrë kirurgjike. Për herë të parë në rajon ky lloj i terapisë rrezatuese është i pranishëm në Spitalin klinik "Acibadem Sistina" me ndihmën e aparatit më të fiqishëm dhe më të sigurtë për radioterapi TRILOGY.

E fuqishme dhe precize

Në radiokirurgji tumori trajtohet vetëm me një fraksion me një dozë të lartë të rrezatimit që ndikon drejtpërdrejt mbi tumorin kryesor, pa i dëmtuar indet e shëndetshme. Ky lloj i terapisë shkatërron ADN-në e qelizave të tumorit ashtu që qelizat e tumorit nuk mund të zgjerohen dhe të zhvillohen. Radiokirurgjia është terapia e vetme për tumoret e trurit të lokalizuara në vende të paarritshme në tru dhe që nuk mund të hiqen me kirurgji.

Si zbatohet trajtimi?

Në mënyrë që të zbatohet trajtimi, imobilizohet (duke e fiksuar) koka e pacientit duke siguruar një pozicion fikse gjatë trajtimit. Në të njejtën kohë bëhet simulim CT, në mënyrë për ta gjetur tumorin. Gjatë trajtimit aksleretaroi rrotullohet rreth pacientit, duke dhënë doza të larta të rrezatimit në zonën e cila është shënuar saktësisht nga ekipi i specialistëve duke përfshirë  radiolog, onkolog dhe neurokirurg.

Në cilat raste përdoret radiokirurgjia?

Radiokirurgjia përdoret më shpesh në trajtimin e tumoreve në tru të cilët janë në zona të paarritshme apo të cilët nuk mund të trajtohen në mënyrë kirurgjike. Gjithashtu Radiokirurgjia përdoret edhe në trajtimin e disa ndryshimeve beninje në tru siç janë malformimet arteriovenoze. Rezultatet e arritura nga ky trajtim janë identike me rezultatet e trajtimit neurokirurgjikal. Mjeku përcakton te cili pacienti mund të zbatohet radiokirurgjia. Vendimi varet nga lloji, madhësia dhe lokalizimi i tumorit që duhet të trajtohet.

Cilat lloje të tumoreve mund të trajtohen me anë të radiokirurgjisë TRILOGY?

Me këtë teknologji mund të trajtohen tumore të vogla me rrezatim të njëhershme me dozë të lartë. Indet e shëndetshme janë të mbrojtura në nivel më të lartë nga efektet anësore të radiacionit. Pacienti vjen, e merr terapinë e njëhershme dhe pas trajtimit mund të vazhdojë me aktivitetet normale të përditshme. Sipas statistikave botërore, Radiokirurgjia e TRILOGY ka një sukses të madh në trajtimin e pacientëve me këtë metodë.

For many patients “cancer” is the scariest word in medicine. After the emotional shock from the diagnosis, patients need to learn how to live with cancer and fight against cancer. Dr. Deva Petrova, who is an oncologist, explains how to live with cancer.

Continue Reading

Karcinoma e laringut përbën 1-2% të gjithë karcinomave, ose te 2-10 raste në 100.000 banorë. Prej këtij tipi të karcinomës meshkujt sëmuren 4-10 herë më shpesh se sa femrat. Sipas dr. Lirim Demirit, otorinolaringolog, më shpesh paraqitet pas moshës pesëdhjetë vjeçare të jetës, ndërsa faktori i rrezikut për paraqitjen e tij është pirja e duhanit. Te duhanxhinjtë rreziku për paraqitjen e këtij tipi të karcinomës është 5-25 herë më i madh. Konsumimi i pijeve alkoolike, veçanërisht nëse kombinohet me pirjen e duhanit, e rritë rrezikun për paraqitjen e kësaj sëmundje edhe deri në 40 herë. Si faktorë rreziku përmenden edhe refluksi gastro-ezofageal, iritimi me substanca kimike, azbesti etj.

Simptoma e parë, ngjirja

Tumori më shpesh paraqitet te telat e zërit dhe shenjat e para janë ndryshimi i kualitetit të zërit dhe ngjirja. Nëse ngjirja zgjat më shumë se 2 javë, rekomandohet që menjëherë të konsultoheni me mjekun për vesh, hundë dhe fyt. Simptoma tjera janë dhimbja në fyt dhe veshë, ndërsa te rastet më të avancuara mund të vërehet frymëmarrja e vështirësuar, dhimbja gjatë gëlltitjes, si dhe pështymë e përgjakur. Nëse kanceri përhapet në nyejt limfatike, paraqitet ënjtje në fyt.

Diagnoza

Diagnoza e karcinomës së laringut e vendos otorinolaringologu në bazë të më shumë procedurave diagnostike. Së pari përmes bisedës me pacientin për simptomat të cilat i ka dhe periudha kur ato paraqiten, mjeku fiton informata të rëndësishme për sëmundjen e pacientit (anamneza). Kontrolli klinik nënkupton një sërë veprimesh diagnostike, si kontroll i laringut (orofaringoskopi), kontroll i laringut dhe telave të zërit me endoskop rigid ose fleksibël (laringoskopi), palpim i qafës dhe ekzaminime radiologjike të qafës (ultra zë, tomografi kompjuterike dhe rezonancë magnetike).

Nëse ekziston dyshimi për paraqitjen e karcinomës së laringut, te pacienti rekomandohet laringoskopi e drejtpërdrejtë me video-laringoskop ose mikroskop operativ, me anestezi të shkurtër dhe biopsi për shkak të diagnozës histopatologjike të ndryshimit. Varësisht nga rezultatet e analizës histologjike, pacienti këshillohet për trajtim të mëtejshëm.

Mjekimi kirurgjik dhe radioterapia

Në trajtimin e karcinomës së laringut ekzistojnë dy qasje terapeutike: trajtimi operativ dhe radioterapia. Kimioterapia përdoret më shpesh si plotësim i mjekimit operativ dhe mjekimit me radioterapi. Tipi dhe vëllimi i trajtimit operativ varet nga pozita dhe madhësia e karcinomës, si dhe nga përhapja e sëmundjes. Varësisht nga madhësia e tumorit dhe lokalizimi i ndërhyrjeve operative mund të jenë funksionale, kur hiqet vetëm tumori me një pjesë të telit të zërit ose gjithë telit të zërit (chordectomia). Ekzistojnë edhe laringektomi funksionale te të cilat hiqet tumori dhe një pjesë e laringut (laringektomi parciale, horizontale dhe vertikale). Nëse tumori është i madh dhe është zbuluar më vonë, nevojitet që të hiqet i gjithë laringu (laringektomi totale). Duhet theksuar se te shumica e intervenimeve kirurgjike për shkak të sigurimit të frymëmarrjes nevojitet të krijohet trakeostomë e përkohshme ose e përhershme, vrimë në fyt dhe gabzherr nëpër të cilin pacienti do të mund të marre frymë pas operacionit. Nëse ekzistojnë edhe metastaza në nyejt limfatike, nevojitet të bëhet edhe diseksion selektiv ose radikal i fytit dhe të hiqen nyejt limfatike në njërën se në të dyja anët e fytit. Pas ndërhyrjes operative vijon kontrolli onkologjik dhe vlerësimi për mjekimin e mëtejshëm (radioterapia, kimioterapia). Ndonjëherë tumori mund të jetë aq i madh se nuk lejon trajtim operativ dhe në këto raste mënyra e vetme e mjekimit është terapia me rrezatim dhe kimioterapia. 

Më së shpeshti ky emocion paraqitet për shkak se njerëzit në një moment ndjejnë se duhet të ndalen me mënyrën e tyre të zakonshme të jetës dhe të mësohen me situatën e porsakrijuar.

Zemërimi dhe mllefi janë ndjenja të përbashkëta te pothuaj të gjithë njerëzit, te të cilët është diagnostikuar kanceri. Edhe pse mllefi është reagimi i parë emocional, zemërimi mund të zhvillohet gjatë trajtimit. Më shpesh ky emocion paraqitet për se njerëzit në një moment ndjejnë se duhet të ndalen me mënyrën e tyre të zakonshme të jetës dhe të mësohen me situatën e porsakrijuar. Të tjerët, ndjejnë mllef për shkak të brengës se si anëtarët e familjes së tyre do të reagojnë ndaj diagnozës. Shumë njerëz pyeten “pse pikërisht unë?”. Ndonjëherë edhe efektet e padëshiruara nga terapia me rrezatim dhe kimioterapia, siç janë problemet me gjumin, lodhjen, dhimbjen, gërditje, rënia e flokëve, mund të bëjnë që edhe pacientët të cilët janë optimistë të bëhen nervoz, të dëshpëruar, idhnarë. Dr. Vlladimir Ortakov, neuropsikiatër, sqaron se shumë njerëz të cilët jetojnë me kancer ndjehen faktorë dhe të zemëruar, nuk dinë çfarë të bëjnë që t’i shprehin ndjenjat e tyre. Si rezultat i kësaj, njerëzit mund të bien në depresion dhe të kërkojnë mënyrë se si mllefin e tyre ta neutralizojnë me alkool ose drogë.

Ballafaqimi me mllefin

Mënyra më e mirë që të ballafaqoheni me mllefin është të identifikohet de të gjendet mënyrë e shëndetshme që të shprehet. Dr. Ortakov këshillon si të ballafaqoheni kur do të mbizotërojë ndjenja e mllefit:

Pranojeni mllefin tuaj – pranoni se jeni i mllefosur dhe nervoz për shkak të sëmundjes dhe përpiquni të ndryshoni veten. Shpresa dhe energjia pozitive janë ato që do t’ju ndihmojnë më lehtë ta kaloni procesin e mjekimit. Shprehja e emocioneve është më e thjeshtë se fshehja e tyre.

Mos e derdhni mllefin mbi të afërmit – pacientët me kancer shumë shpesh fokusohen në sëmundjen e  tyre dhe nuk e vërejnë mbështetjen e më të afërmve, e kjo është më e nevojshme në ato momente.

Mos mbani maskë – ndonjëherë është shumë më lehtë që mllefin dhe zemërimin ta ndani me të afërmit tuaj, se sa të mbani maskë dhe të aktroni. Bisedoni me të afërmit tuaj, ata janë këtu për ju, para tyre mund të derdhni lot, ta thoni frikën tuaj më të thellë. Sqarojuni atyre se ata i dashuroni edhe kur ju jeni të mllefosur dhe të zemëruar.

Nëse e drejtoni si duhet mllefin, ai mund të jetë edhe burim i energjisë pozitive, i cili do t’ju shtyjë të luftoni me sëmundjen dhe t’i ndryshoni punët nga e mira. Zemërimi lidhur me kancerin mund t’ju sigurojë fuqi për tejkalimin e sfidave gjatë mjekimit.

• Bisedoni lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te zemërimi dhe mllefi

• Merruni me ndonjë aktivitet fizik me intensitet të plotë derisa jeni të zemëruar

• Merruni me ndonjë sport të caktuar dhe kështu do ta shpenzoni energjinë negative

• Shkoni në pyllin më të afërm dhe bërtisni me zë të lartë, ose shkoni në ndonjë ndeshje sportive

• Vizitoni psikiatrin dhe me atë bisedoni për mllefin tuaj

• Shkoni në jogë, dëgjoni muzikë ose merruni me art dhe lirojuni nga ndjenjat

• Anëtarësohuni në grupet për mbështetje të pacientëve me kancer, e me ata ndani ndjenjat tuaja

Si dhe të gjitha organet në trup ashtu edhe veshkat janë të ekspozuara ndaj sëmundjeve malinje. Edhe pse nuk janë shumë të shpeshta, hulumtimet tregojnë se rritet numri i pacientëve të cilët sëmuren nga sëmundjet malinje të veshkave. Statistikat flasin se paraqiten te 3-5 pacientë në 100.000 ose në Maqedoni në vjet zbulohen prej 80 deri 100 raste të reja. Ky lloj i kancerit më së shpeshti paraqitet në moshën më të avancuar dhe është shumë i shpeshtë te popullata mashkullore. Ekzistojnë dy lloje të kancerit në veshka – njëri e sulmon koren e veshkës, ndërsa tjetri e sulmon palcën e veshkës,  kanalet e veçuara, legenin e veshkës dhe kanalet e urinës. Rreth asaj se cilat janë simptomat, si vendoset diagnoza dhe cili është trajtimi, përgjigje kërkuam na prof. dr. Ljupço Lekovski, specialist i urologjisë në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”.

Cilat janë simptomat?

Simptomat më shpesh janë të heshtura dhe nuk vërehen. Prandaj është shumë e rëndësishme që njerëzit mbi moshën 50 vjeçare një herë në vjet ta vizitojnë urologun. Një nga simptomat të cilat mund të paraqiten është gjaku në urinë, që është sinjal se diçka nuk është në rregull me veshkat tuaja. Pas gjakut mund të paraqitet edhe dhimbje e pacaktuar e heshtur, ndërsa pas KT incizimit vendoset diagnoza kancer i veshkës. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma menjëherë paraqituni te urologu, i cili në bazë të gjetjeve do të caktojë nëse është në gjendje të bëhet intervenim kirurgjik, cila teknikë e intervenimit do të bëhet dhe si do të reflektohet mbi shëndetin e përgjithshëm të pacientit.

Si ta zbulojmë herët kancerin e veshkave?

Kontrolli me ultrasonografi është shumë efikas dhe i kapshëm në zbulimin e hershëm të tumoreve të veshkës. Mjekët këshillojnë edhe në shëndet të mirë të bëhen kontrolle parandaluese të veshkave, pasi që sa më herët të zbulohet ky lloj i kancerit, ai mjekohet. Nëse diagnostifikohet në stadiumet më të avancuara atëherë në procesin e mjekimit përveç urologu, duhet të përfshihet edhe ekipi i onkologëve. Krahas ehos nevojitet të bëhen edhe kontrolle laboratorike të gjakut dhe urinës, tomografi kompjuterike, MRI.

Mjekimi

Bashkë me mjekun tuaj do të vendosni për trajtimin më të mirë për mjekim, që varet nga shumë faktorë, siç është gjendja e përgjithshme shëndetësore, tipi, stadiumi dhe përhapja e sëmundjes. Intervenimi kirurgjik është trajtimi i parë që aplikohet, por bëhet edhe kombinim me radioterapi, kimioterapi dhe imunoterapi. Pasi që veshkat janë organ çift, është e mundur që të hiqet veshka, pa u çrregulluar shëndeti i përgjithshëm, nëse njëra veshkë është në rregull. Në shumë raste të mjekimit te pacientët nevojitet qasje multidisiplinore. Pas përfundimit të trajtimit të kancerit në veshka, pacienti duhet të bëjë kontrolle të rregullta.  

Parandalimi

Hiqni dorë nga duhani, mbajeni peshën trupore normale, bëjuni aktiv fizikisht, kontrolloni rregullisht presionin e gjakut dhe një herë në vjet viziton urologun. 

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language