Karcinoma e mitrës (endometrial)


Një nga llojet më të shpeshta të karcinomës te gratë është karcinoma e mitrës. Kjo sëmundje mund të diagnostifikohet përmes kontrolleve të rregullta gjinekologjike në stadiumin e hershëm, kur ekziston mundësia për shërimin e plotë.

Përshkrimi?

Karcinoma e mitrës, një nga llojet më të shpeshta të karcinomës te gratë, ka më shumë emra: karcinoma e endometrit,  karcinoma e mitrës, karcinoma endometriale. Pa marrë parasysh emrin, karcinoma e mitrës (uterusi) ka prejardhjen nga qelizat që e përfshijnë mukozën e brendshme të mitrës.

Qelizat e shëndosha rriten në renditje të rregullt, ndahen  dhe vdesin që të kenë funksion normal. Por, ndonjëherë rritja e qelizave mund të dale jashtë kontrollit. Këto qeliza fillojnë në mënyrë anormale të ndahen dhe kj ndarje anormale fillon t’i shkatërrojë edhe indet fqinje. Këto qeliza vazhdojnë të përhapen në pjesët tjera të trupit. Në këtë mënyrë zhvillohet edhe karcinoma e mitrës. Qelizat e karcinomës me prejardhje nga shtresa e brendshme e mitrës ose endometriumit gjatë rritjes mund të depërtojnë në shtresat tjera të mitrës. Pastaj karcinoma fillon të përhapet drejt organeve tjera të trupit. Nuk dihet shkaku i vërtetë për zhvillimin e këtyre qelizave. Megjithatë, supozohet se në zhvillimin e karcinomës së mitrës ndikim ka hormoni estrogjen. Krahas kësaj, njihen edhe disa gjene të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin e karcinomës së mitrës.

Si zhvillohet karcinoma e mitrës?

Nga vezoret tajiten dy hormone: estrogjeni dhe progesteroni.  Baraspesha mes këtyre dy hormoneve ndryshon gjatë menstruacionit. Në fillim të ciklit endometriumi (shtresa e mbështjellësit të mitrës) është më e trashë, nëse nuk vjen deri te shtatzënia endometriumi i trashur hidhet jashtë gjatë ciklit menstrual të gruas. Baraspesha e prishur mes këtyre dy hormoneve, veçanërisht në dobi të estrogjenit, i cili e stimulon rritjen e endometriumit (stimul), paraqet rrezik të rritur për zhvillim të karcinomës endometriale.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Faktorët të cilët e rritin nivelin e estrogjenit:
Periudhë më e gjatë e ciklit menstrual: Nëse cikli menstrual ka filluar në moshë të re (para moshës 12 vjeçare) ose menopauzë ndodh në moshën më të vjetër rritet rreziku i karcinomës endometriale. Gjegjësisht kjo do të thotë menarha e hershme (menstruacioni i parë) dhe menopauza e vonshme.
Mungesa e shtatzënisë: Edhe pse nuk është definitive, shtatzënia e zvogëlon rrezikun nga karcinoma endometriale. Në shtatzëni tajitet më shumë estrogjen, por edhe më shumë progesteron. Progesteroni i rritur mund ta kompensojë efektin e estrogjenit.
Çrregullime të ovulacionit: Ovulacioni do të thotë hedhja mujore e qelizave vezë në vezëpërçuesin. Ky cikël e ndihmon estrogjenin. Mes shkaqeve për çrregullime të ovulacionit mund të llogariten: trashësi e tepërt dhe sindromi i vezoreve policistike (PCOS). Me trajtimin e trashjes dhe PCOS vendoset ovulacion mujor dhe menstruacion. Në këtë mënyrë zvogëlohet rreziku nga karcinoma endimetriale.
Trashja: Burimi i estrogjenit nuk janë vetëm vezoret. Edhe indi yndyror tajit estrogjen. Te pesha trupore më e madhe niveli i estrogjenit është në rritje dhe në këtë mënyrë i futë gratë në grupin me rrezik të madh për paraqitjen e karcinomës endometriale. Te gratë me peshë trupore më të madhe rreziku nga karcinoma endometriale është tre herë më i madh. Megjithatë, edhe gratë me peshë trupore më të vogël mund të sëmuren nga ky tip i karcinomës.
Dieta me ushqim të yndyrshëm: Ky tip i shprehisë dietale mund ta rritë rrezikun nga karcinoma endometriale ose ushqimi i yndyrshëm të ndikojë në metabolizmin e estrogjeneve dhe mund të sjellë deri te përfundimi i njëjtë.
Diabeti: Nga karcinomat endometriale më shpesh sëmuren gratë me diabet, pasiqë shpeshherë diabeti dhe trashja shkojnë bashkë. Megjithatë, edhe gratë me diabet dhe peshë më të vogël mund të kenë rrezik të lartë të karcinomës.
Terapia estrogjene: Estrogjeni e stimulon rritjen e endometriumit dhe aplikimi i trajtimit estrogjen pas menopauzës e rritë rrezikun nga karcinoma. Administrimi i estrogjenit në kombinim të progesteronit sjell deri te pastrimi, humbja dhe zvogëlimi i rrezikut nga karcinoma endometriale.
Tumoret ovariale të vezoreve: Disa tumore të vezoreve janë burim i estrogjenit dhe e rritin nivelin e estrogjenit.
Mosha, plakja: Incidenca e karcinomës endometriale është më e madhe pas moshës 55 vjeçare.
Gratë të cilat kanë karcinom të gjirit ose karcinom të vezoreve.
Përdorimi i tamoksifenit: Prej 500 grave të cilat janë mjekuar me tamoksifen, njëra mund të ketë karcinom endometrial. Tamoksifeni sjell deri te trashja e endometriumit. Për shkak të rrezikut të rritur të karcinomës endometriale, secili që përdor tamoksifen duhet të bëjë kontrolle periodike parandaluese gjinekologjike.
Karcinoma kolorektale jopolipoid (HNPCC): Kjo sëmundje është e shkaktuar nga DNK gjenet defekte. Te pacientët me këtë sëmundje trashëguese, rreziku nga karcinoma e zorrës së rashë dhe karcinomës endometriale është i lartë.
Prezenca e këtyre faktorëve të rrezikut do të thotë paraqitje të karcinomës endometriale.

Cilat janë simptomat?

Më shpesh karcinoma endometriale paraqitet te gratë të cilat tashmë nuk kanë cikël menstrual, gjegjësisht në post menopauzë. Simptomat më të shpeshta te karcinoma endometriale janë paraqitja e gjakderdhjes pas menopauzës, gjakderdhje mes cikleve menstruale ose vazhdimi i menstruacionit, sekret vaginal, dhimbje në komblik, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, shenja dhe simptoma siç është humbja e  peshës.

Cilat janë metodat për diagnozë?

Diagnoza vendoset marrjen me kujdes të anamnezës, kontroll fizik dhe kontroll gjinekologjik, gjatë së cilës aplikohet ultra zëri transvaginal. Këtu vlerësohet struktura endometriale. Për vendosjes e diagnozës përfundimtare rekomandohet biopsi endometriale, e cila bëhet në ambulancë, pa anestezion. Nëse nuk është marrë ind i mjaftueshëm, aplikohet dilatacioni dhe kiretazha. Por, ky intervenim duhet të realizohet në sallë të operacionit. Me këtë metodë merret ekzemplar nga shtresa endometriale dhe dërgohet për hulumtim patologjik. Diagnoza përfundimtare caktohet pas hulumtimit të indit nën mikroskop. Te pacientët te të cilët është vendosur diagnoza për karcinom të endometriumit bëhen konsultime me gjinekologun onkolog. Pastaj, nëse është e nevojshme, mund të kërkohen teste plotësuese (X-rreze, KT, hulumtime laboratorike). Hapi tjetër është vlerësimi për trajtim kirurgjik dhe nëse mund të bëhet, ky është hapi i parë në mjekimin e kësaj sëmundje malinje.

Si mjekohet?

Karcinoma enodemtriale është sëmundje që mund të mjekohet nëse diagnostifikohet herët. Te pacientët e tillë shanset për mbijetesë 5 vjeçare është 95%. Gjatë terapisë më së shpeshti aplikohet intervenimi kirurgjik, por mund të aplikohet edhe radioterapia dhe hemoterapia..

•Trajtimi kirurgjik: metoda më e shpeshtë e mjekimit. Gjatë këtij trajtimi bëhet mënjanimi operativ i gjithë mitrës, vezoreve dhe nyejve limfatike rajonale. Trajtimi i parë kirurgjik i pacientit është shumë i rëndësishëm, prandaj rekomandohet të bëhet nga ana e gjinekologut onkolog me përvojë. Megjithatë, sipas shkallës së përhapjes së sëmundjes, përveç intervenimit kirurgjik nevojiten edhe trajtime tjera plotësuese.

•Radioterapia: Nëse pas intervenimit kirurgjik dhe analizës histopatologjike të materialit operativ konstatohet se bëhet fjalë për sëmundje të avancuar loko-rajonale, pacientja i ekspozohet terapisë me rrezatim.

•Hemoterapia: Nëse kanceri është përhapur në pjesët tjera të trupit ose bëhet fjalë për sëmundje të avancuar loko-rajonale, në mjekim përfshihet dhe hemoterapia. Pas terapisë, pacientet vëzhgohen rregullisht dhe gjatë vëzhgimit bëhen kontrolle gjinekologjike dhe hulumtime laboratorike, nëse pacientja ka mundime dërgohet në ekzaminime plotësuese. 

 

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language